• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja sllovene Pirc Musar për vizitë në Shqipëri

Presidentja sllovene Pirc Musar për vizitë në Shqipëri

 Tiranë, 23 maj 2024 (MIA) - Me ftesë të presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, për vizitë zyrtare në Shqipëri sot do të qëndrojë  presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

"Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, do të vijojë  takim mes dy shtetarëve, takim të zgjeruar ndërmjet delegacioneve të dy vendeve dhe më pas konferencë të përbashkët për shtyp të presidentëve", informuan nga kabineti i Begajt.

Gjithashtu, Kuvendi në faqen e tij kaparalajmëruar mbajtjen e seancës plenare me rastin e vizitës së presidentes Musar, e cila do të mbajë fjalim para deputetëve.

 Gjatë qëndrimit në Shqipëri, pritet presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron   të vizitojnë disa pika turistike atraktive në vend.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR