• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova priti përfaqësues të Fondacionit Konrad Adenauer

Presidentja Siljanovska Davkova priti përfaqësues të Fondacionit Konrad Adenauer

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova sot i priti Daniel Braun, përfaqësuesin zyrtar të Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup dhe menaxherin projektues Davor Pashovski, kumtuan nga kabineti i saj.

Në takim u bisedua për aktivitetet dhe projektet e Fondacionit Konrad Adenauer të fikusuar në avancimin e demokracisë, sundimit të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe prëforcimin e shoqërisë civile.

Presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur kënaqësi nga mbështetja e peëgjirhshme e fondacionit dhe bashkëpunimit të frytshëm në këto sfera, si një prej parakushteve kyçe për eurointegrimin e vendit.

"Duke u nisur nga kontributi i vazhdueshëm i fondacionit në organizim të trajnimeve, konferencave dhe debateve përkushtuar të rinjve, presidentja e theksoi gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në proceset reformuese të vendit dhe harmonizimit me standardet evropiane", shtohet në kumtesën nga kabineti i presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova. ab/

Foto: Kabineti i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR