• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova priti drejtorin rajonal të Organizatës ndërkombëtare për migrim për Evropë dhe Azi Qendrore, Aleksoski

Presidentja Siljanovska Davkova priti drejtorin rajonal të Organizatës ndërkombëtare për migrim për Evropë dhe Azi Qendrore, Aleksoski

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur Dragan Aleksoskin, u.d. drejtor rajonal i Organizatës ndërkombëtare për migrim për Evropën dhe Azinë Qendrore. 

Në takim, siç njofton Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova u bisedua pë bashkëpunimin e institucioneve të Maqedonisë me Organizatën ndërkombëtare për Migrim dhe mundësit për thellimin e saj, për fushat në politikën e migracionit të cilave duhet t'u jepet prioritet, si dhe për iniciativat e përhershme dhe aktivitetet e organizatës të paraparë për vendin tonë. 

Duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Organizata ndërkombëtare për migrim duke filluar që nga viti 1999, presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë e saj për të vazhduar partneritetin e ndërsjellë në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e migracionit, kontrollin e kufijve dhe mbështetjen e grupeve të cenueshme.

Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit në lidhje me programin e migracionit për motive punësimi, të cilat e lehtësojnë integrimin e emigrantëve dhe e rrisin kontributin e tyre në zhvillimin kombëtar, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për emigrantët.

Me këtë rast u shpreh interes edhe për bashkëpunim të planit të strategjive të qëndrueshme për zbutjen e rreziqeve të migrimit klimatik dhe menaxhimin e migracionit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Në takim, presidentja është njoftuar edhe për rolin e Organizatës ndërkombëtare për migrim në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe programet për riintegrimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj ttë kthyer dhe familjeve të tyre.

Presidentja e rikonfirmoi angazhimin e vendit për menaxhimin e migracionit legal dhe ilegal, në promovimin e kapaciteteve institucionale dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet ndërkombëtare, si dhe përpjekjet për reagimin dhe menaxhimin e duhur të krizave në nivel kombëtar dhe rajonal. qa/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR