• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova dhe ministrja Janevska u takuan me nxënësit të cilët këtë vit fituan çmime dhe mirënjohje në garat prestigjioze ndërkombëtare

Presidentja Siljanovska Davkova dhe ministrja Janevska u takuan me nxënësit të cilët këtë vit fituan çmime dhe mirënjohje në garat prestigjioze ndërkombëtare

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) -  Në takimin me nxënësit të cilët këtë vit fituan çmime dhe mirënjohje në garat prestigjioze ndërkombëtare,  presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janeva, kanë theksuar se shteti do të ofrojë mbështetje më të madhe financiare për nxënësit e talentuar për pjesëmarrjen e tyre në olimpiadat shkencore  ndërkombëtare.

Siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Janevska ka porositur nxënësit se ata janë   ambasadorët më të mëdhenjë të Maqedonisë, promovues të njohurive cilësore që mund të fitohen në këtë nënqiell dhe ka shprehur keqardhjen që deri më tani institucionet e sistemit nuk kanë arritur të gjejnë mënyra dhe të sigurojnë mundësi më shumë për të mbështetur nxënësit.  

 

"Ju siguroj se kjo udhëheqësi në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë në përgjithësi, së bashku me Presidenten Siljanovska Davkova, do të ofrojë më shumë mundësi më të mira për ju dhe për realizimin e potencialit tuaj këtu, në Maqedoni. Jemi duke punuar në ndryshime të reja ligjore në mënyrë që të kemi bazë ligjore për më shumë mbështetje dhe më shumë para", shtoi ministrja Janevska.

Në kumtesë theksohet se kryetarja Siljanovska Davkova, duke uruar për rezultatet e arritura, theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhje të përhershme sistematike për përkrahjen adekuate të nxënësve tanë më të suksesshëm dhe më të talentuar dhe pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare.  

 “Nuk ka asnjë detyrim më të madh për këtë vend dhe unë vazhdoj ta përsëris vazhdimisht se njerëzit e duhur, më të mirët, të marrin mbështetje më të lartë dhe më të mirë, dhe garancion të cilën e kam parë nëpër botë, kur në gjimnaz ose në universitet nxënësit dhe mentorët e tyre bombardoheshin me oferta për intervista, për biseda, dhe nga të gjitha Ministritë që u ofronin  angazhim, vend të punës, sistemin alumni  ju jeni në kontakt të vazhdueshëm. Mendoj se ka ardhur koha dhe nuk duhet të largohemi nga pozitat tona pa e zgjidhur apo vënë një gur në atë mozaik që do të duhet t'i zgjidhë problemet e të gjithë juve”, tha kryetarja Siljanovska Davkova. 

 Këtë vit, rreth 50 nxënës maqedonas morën pjesë në garat më të mira  botërore, duke fituar gjithsej 16 medalje - 4 të arta, 2 argjendta dhe 10 të bronzit

Foto: MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR