• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Prishtinë, 10 korrik 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Uashington, në margjina të samitit të NATO-s ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim, të dy liderët diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë. 

Presidentja Osmani theksoi se ky takim shërben për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin.

 

QËNDRONI TË LIDHUR