Presidentja Osmani realizoi takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj
- Në kuadër të konsultimeve me subjektet politike parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani takoi sot kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
- Post By Fami Bajrami
- 16:51, 18 korrik, 2025
Prishtinë, 18 korrik 2025 (MIA)- Në kuadër të konsultimeve me subjektet politike parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani takoi sot kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25 i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik.
“Presidentja Osmani theksoi se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe potencoi rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit me qëllim të arritjes së një zgjidhje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit, në interes të qytetarëve dhe funksionimit demokratik të shtetit”, thuhet në komunikatën e kabinetit të presidents së Kosovës, Vjosa Osmani.