• e mërkurë, 26 qershor 2024

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova takoi shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Uall

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova takoi shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Uall

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Uall, njoftojnë nga kabineti i saj. 

Në takim u konfirmua rëndësia e bashkëpunimit afatgjatë me OSBE-në për të mbështetur reformat e Maqedonisë në fusha të ndryshme të parapara në mandatin e organizatës, ku presidentja Siljanovska Davkova shprehu mbështetjen për aktivitetet që synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe vendosjen e paqes në rajonin e OSBE-së.

Presidentja shprehu mirënjohje për rolin e rëndësishëm të OSBE/ODIHR-it në proceset që lidhen me reformat zgjedhore, veçanërisht në përpjekjet për të organizuar zgjedhje të lira dhe të drejta, duke i shtuar vlerë legjitimitetit, besueshmërisë dhe besimit të procesit.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e OSBE-së me institucionet relevante të Maqedonisë dhe shoqërinë civile i cili është dinamik dhe produktiv, dhe shprehën gatishmërinë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen në lidhje me çështjet dhe sfidat që kanë të bëjnë me përparimin e vendit tonë, thuhet në njoftimin e kabinetit të Siljanovska Davkovës. qa/

Foto: Kabineti i Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR