• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski-Karner: Bashkëpunimi në përballjen me emigracionin ilegal është me rëndësi thelbësore për rajonin

Toshkovski-Karner: Bashkëpunimi në përballjen me emigracionin ilegal është me rëndësi thelbësore për rajonin

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Pançe Toshkovski realizoi takim bilateral me kolegun e tij austriak, Gerhard Karner në margjina të Konferencës ministrore të Forumit të Salcburgut që po mbahet sot dhe nesër në Austri.

Në takim, kumtoi MPB, Karner e uroi Toshkovskin për emërimin, duke e cekur rëndësinë e marrëdhënieve të mira tradicionale mes dy shteteve.

"Ministrat u dakorduan për vazhdim dhe prëforcim të bashkëpunimit, posaçërisht në përballjen e përbashkët me rrjedhat e emigracinit dhe luftën kundër emigracionit ilegal dhe kontrabandimit të emigrantëve . Ky bashkëpunim është me rëndësi thelbësore për mirëmbajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rjaon, si dhe për menaxhimin efektiv me sfidat që dalin nga krizat me emigrantët", informon MPB.

Ministri Toshkovski shprehi falëdnerim për ndihmën dhe mbështetjen që minsitria federale ia ofron shtetit tonë. Posaçërisht e theksoi rëndësinë e marrëveshjes së kaluar bilaterale dhe operacioneve tl përbashkëta me Fronteksin, të cilat, siç theksoi, kontribuuan dukshëm për përmirësimin e gjendjes së sigurisë me sfidat e emigracionit. ab/

foto: Ministria e Punëve të Brendshme

QËNDRONI TË LIDHUR