Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Pratipati
- - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Pratipati, bën të ditur Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK).
- Post By Fitore Curri
- 19:10, 15 janar, 2026
Prishtinë, 15 janar 2026 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Pratipati, bën të ditur Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK).
"Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike, çka u vlerësua lart nga të dyja palët. Duke vënë theksin në rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve, u ritheksua nevoja që ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me kushtetutën", bëhet e ditur në kumtesën e ZPRK-së.

Osmani dhe Pratipati shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në rrafshin e bashkëpunimit bilateral. Me këtë rast, Osmani theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të ecur përpara krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në frymën e besimit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe bashkërendimit të ngushtë në proces strategjike.
Me këtë rast, Pratipati i përcolli presidentes dhe zotërisë së parë urimin për Vitin e Ri nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, dhe zonja e parë, Melania Tramp.
Foto: Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës