• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti në takim sekretaren parlamentare të shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Siemtje Moller

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti në takim  sekretaren parlamentare të shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Siemtje Moller

Prishtinë, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim  sekretaren parlamentare të shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Siemtje Miller, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon si dhe për procesin e dialogut.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK), në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe anëtarësimin në NATO, prandaj u theksua ndikimi dhe roli shumë i rëndësishëm i Republikës Federale të Gjermanisë në këto institucione. 

Në këtë takim, presidentja Osmani shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për përkrahjen e Gjermanisë, ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave gjermane ndaj Kosovës në rindërtimin, pavarësinë, shtetndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj të mbrojtjes dhe sigurisë. fc/

Fotografia: Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës 

QËNDRONI TË LIDHUR