• e hënë, 08 korrik 2024

Presidentja e Kosovës uron Pendarovskin dhe popullin e Maqedonisë për Ditën e Pavarësisë

Presidentja e  Kosovës uron Pendarovskin dhe popullin e Maqedonisë për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë, 8 shtator 2023 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski, si dhe popullin e këtij vendi për Ditën e Pavarësisë - 8 Shtatori, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në faqen e saj zyrtare  në platformën "X" (ish Tuiter),  Osmani tha se pret që të punojnë bashkë me Pendarovskin për t’i ngritur marrëdhëniet mes dy shteteve.

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë Presidentit Stevo Pendarovski  dhe miqve tanë në Maqedoninë e Veriut. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta çuar partneritetin tonë në lartësi të reja dhe për të kontribuar së bashku për një të ardhme më të ndritshme euroatlantike për të dyja vendet tona demokratike", shënoi Osmani.

Pendarovski në intervistën e pardjeshme për gazetën "Koha", ka bërë të ditur se të hënën e ardhshme, më 11 shtator, së bashku me Osmanin do të zbulojnë bustin e Nënë Terezës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup. ia/sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR