Presidentja e Kosovës për vizitë në Mal të Zi
- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka pritur me nderimet më të larta shtetërore Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Podgoricë, 7 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka pritur me nderimet më të larta shtetërore Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.
“Jam i bindur se bisedimet do të konfirmojnë marrëdhënie të ngushta dhe cilësore të fqinjësisë së mirë, një përkushtim të fortë ndaj vizionit evropian dhe euroatlantik dhe do t'i japin një shtysë forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Malit të Zi dhe Kosovës”, shkroi Gjukanoviq në Tuiter.
Siç theksohet në kumtesën e Shërbimit për informim të Presidentit të Malit të Zi, pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe regjistrimit në librin e të ftuarve do të vijojë takimi i dy delegacioneve. ls/