• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja e Kosovës informoi se po vijojnë përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në pjesën veriore të vendit

Presidentja e Kosovës informoi se po vijojnë përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në pjesën veriore të vendit

Prishtinë, 14 gusht 2023 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot deklaroi se në pjesën veriore të shtetit vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ajo theksoi se prania e policisë speciale të Kosovës në dhe rreth objekteve komunale në veri tashmë është ulur, ndërsa vazhdon puna për kompletimin e infrastrukturës juridike për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komuna në veri, thuhet në deklaratën e Osmanit pas takimit me zëvendësministrin turk të Punëve të Jashtme, Mehmet Kolaj Bozaj, informuan mediat kosovare. 

Autoritetet tashmë punojnë për mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme përmes dorëheqjeve të kryetarëve aktual të komunave, theksojnë mediat e Prishtinës. 

"Presidentja Osmani theksoi se prania e policisë speciale të Kosovës në dhe rreth objekteve komunale në veri tashmë është ulur, ndërsa vazhdon puna në kompletimin e infrastrukturës juridike për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore", theksohet në komunikatë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR