• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidentja e Kosovën përgëzon Suedinë për pranimin në NATO

Presidentja e Kosovën përgëzon Suedinë për pranimin në NATO

Prishtinë, 27 shkurt 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përgëzoi kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristerson për marrjen e dritës jeshile në Aleancën Veriatlantike, NATO, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pasi dje Hungaria si shteti i fundit anëtar i NATO-s dha pëlqimin për anëtarësimin e Suedisë, Osmani përmes faqes së saj në platformën "X" ka thënë se edhe Kosova do të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit në Aleancë.

"Urime kryeministër Kristerson! Ky është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen e Evropës. Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët në përpjekjet tona për t'iu bashkuar Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt", ka shkruar Osmani. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR