• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja e Gjeorgjisë njoftoi se nuk do të paraqitet në seancën e Prokurorisë

Presidentja e Gjeorgjisë njoftoi se nuk do të paraqitet në seancën e Prokurorisë

Tbilis, 31 tetor 2024 (MIA) - Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili sot njoftoi se nuk do të paraqitet në dëgjimin në Prokurorinë lidhur me hetimin për gjoja falsifikimin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 26 tetor.

"Doli që Prokuroria pret dëshmi dhe rrëfime nga unë. Duhet të jetë e kundërta - organi hetues duhet të kërkojë dhe sigurojë dëshmi, siç është rast në çdo vend normal" tha Zurabishvili, duke shtuar se nuk do të shkojë në agjencinë hetuese.

Ajo tha se "asnjëherë nuk ka dëgjuar" se agjencia hetuese kërkon nga presidentja të prezantojë dëshmi.

"Mendoj se prokuroria duhet të punojë me mund për të hetuar atë që është në tryezë...Të gjithë duhet ta kryejë punën e tyre. Unë do të vazhdoj ta kryej detyrën time si presidente dhe me të vërtetë nuk e kam ndërmend të shkoj në Prokurori", tha Zurabishvili.

Prokuroria e Gjeorgjisë ngriti hetim për gjoja mshtrim të zgjedhjeve parlamentare, pas ankesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Rasti është ngritur për shkak të shkeljes të fshehtësisë së votimit, numërimit të padrejtë të votave ose llogaritjes së padrejtë të rezultateve zgjedhore.

Një nga personat e parë të thirrur për t'u marrë në pyetje në prokurori është presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili. sa/

foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR