• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentit të Paraguait i përkeqësohet gjendja në samitin G20, dërgohet në spital

Presidentit të Paraguait i përkeqësohet gjendja në samitin G20, dërgohet në spital

 Rio de Zhanejro, 19 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i Paraguait, Santiago Pena, dje është shtrirë në spital ndërsa merrte pjesë në samitin e G-20 në metropolin brazilian të Rio de Zhanejros, njoftoi kabineti i tij, duke përmendur si arsye dobësinë që po trajton në spitalin e qytetit Samaritano.

 Në një postim të veçantë në rrjetet sociale, nënpresidenti Pedro Alijana tha se ka biseduar me Penën pas një "dobësie të vogël".

 "Ai është mirë dhe pret rezultatet e ekzaminimeve mjekësore", deklaroi Alijana.

 Spitali për momentin nuk jep më shumë informacione për gjendjen e tij.

 Pena, 46 vjeçar ekonomist nga Partia Konservatore Kombëtare e Kolorados në Amerikën e Jugut, i cili mori detyrën gushtin e kaluar, mori pjesë në samitin e liderëve globalë në Brazilin fqinj. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR