• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidenti ukrainas Zelenski nesër do ta vizitojë Portugalinë

Presidenti ukrainas Zelenski nesër do ta vizitojë Portugalinë

 Kiev, 27 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nesër do të mbërrijë në Lisbonë për takime me presidentin portugez Marselo Rebelo de Souza dhe kryeministrin Luish Montenegro, njoftoi qeveria portugeze.

 Vizita e Zelenskit është pjesë e përpjekjeve për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Një vizitë e tillë do të jetë edhe një mundësi për të konfirmuar mbështetjen e Portugalisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për të vazhduar ndihmën politike, ushtarake, financiare dhe humanitare për Kievin.

 Zelenski sot është  për vizitë zyrtare në Spanjë, ku nënshkroi një marrëveshje sigurie që përfshin ndihmë ushtarake prej mbi një miliard euro. Presidenti i Ukrainës i ka kërkuar nga Perëndimi që ta detyrojë Rusinë të bëjë paqe, në një kohë kur Kievi po kërkon të përdorë armët perëndimore për të sulmuar territorin rus.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR