• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti turk Erdogan udhëtoi për në Hungari

Presidenti turk Erdogan udhëtoi për në Hungari

Budapest, 20 gusht 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban, udhëtoi për në Budapest për të marrë pjesë në kremtimin e Ditës së Themelimit të Hungarisë.

Erdogan do të marrë pjesë edhe në hapjen e Kampionatit Botëror të Atletikës të organizuar nga Hungaria.

Delegacioni turk përfshin edhe Ministrin e Punëve të Jashtme Hakan Fidan, Ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bajraktar, ministrin e Rinisë dhe Sportit Osman Askin Bak, Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacir, Ministrin e Tregtisë Omer Bolat, Shefin e Komunikimit në Zyrën Presidenciale Fahretin Altun dhe këshilltari kryesor i presidentit Akif Çagataj Kilixh.

Gjatë vizitës, Erdogan do të takohet me përfaqësues hungarez, ndërsa është planifikuar të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat dhe të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale dhe globale.

Erdogan pritet të zhvillojë takime dypalëshe me liderë të tjerë të cilët do të jenë gjithashtu të pranishëm në këtë aktivitet. sa/

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR