• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidenti shqiptar Begaj me pagën më të lartë mes kolegëve në rajon

Presidenti shqiptar Begaj me pagën më të lartë mes kolegëve në rajon

Tiranë, 27 maj 2023 (MIA) - Vendimi i fundit për rritjen e pagave e pozicionon presidentin shqiptar Bajram Begaj, si kreun e shtetit më të paguar në rajon. Me rrogën 3860 euro, ai kalon edhe presidentët në kroat dhe slloven.

Bajram Begaj është nga sot presidenti më i paguar në rajon, pas votimit në parlamentin shqiptar për rritjen e pagave. Me përfitimin mujor që rritet nga 2320 euro në 3860 euro, ai kalon në rajon edhe presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, që paguhen deri në 3500 euro në muaj.

Menjëherë pas tyre janë tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës: Denis Beqiroviq, Zhelka Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq, secili me nga 2,920 euro në muaj në pozicionin e tyre drejtues dhe më tej zbret presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili ka rrogë 2420 euro.

Ndërkohë, paga e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas rritjes së fundit shkon në 2160 euro, ndërsa presidentit serb Aleksendar Vuçiç, të cilit I është rritur paga në janar, merr sot 1700 euro në muaj. Me një diferencë prej 200 eurosh, listën e mbyll Stevo Pendarovski me pagë mujore 1500 euro. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR