• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti shqiptar Begaj e nënshkroi dekretin për ministrat e ri

Presidenti shqiptar Begaj e nënshkroi dekretin për ministrat e ri

Tiranë, 9 shtsator 2023 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sot shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

Begaj dekretoi shkarkimin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe të ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.

Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe emërimin e saj si Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Po ashtu Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe emrërimin e saj si ministre e Arsimit dhe Sportit.

Presidenti Begaj dekretoi gjithashtu Igli Hasanin ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ervin Mete ministër për Ekonominë dhe Financat, Anila Denaj ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Arbian Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Ndryshimet në qeveri u njoftuan më 4 shtator nga kryeministri Edi Rama, gjatë asamblesë së Partisë Socialiste. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR