Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Guinea - Bisao
- - Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës Guinea Bisao me seli në Moskë, Alfredo Kristovo Gomes Lopes.
- Post By Fitore Curri
- 14:15, 17 tetor, 2023
Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës Guinea Bisao me seli në Moskë, Alfredo Kristovo Gomes Lopes.
Presidenti Pendarovski, siç bëri të ditur Kabineti i tij, ka shprehur bindjen se ambasadori me angazhimin e tij dhe përvojën diplomatike do të kontribuojë për avancimin e bashkëpunimit, me inicimin e përmbajtjeve dhe formave konkrete.
"Në periudhën që vijon, duke e intensifikuar dialogun politik mes dy shteteve, jemi të gatshëm që t'i shfrytëzojmë mundësitë për bashkëpunim, si në sferën ekonomike, ashtu edhe në kulturë, art, arsim dhe shumë sfera të tjera në të cilat mund të gjejmë interes të përbashkët", ka porositur Pendarovski.
Ambasadori i sapoemëruar Gomes Lopes, siç është bërë e ditur në kumtesë, ka theksuar se Republika Guinea - Bisao është ende shtet në zhvillim të hershëm dhe ka shprehur pritshmëri për vendosje të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, i cili do të jetë në favor të të dyja palëve dhe në interes të përbashkët të të dy popujve. fc/
Fotografia: Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski