• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti palestinez Mahmud Abasi në Riad do të bisedojë me liderët ndërkombëtarë për situatën në Gazë

Presidenti palestinez Mahmud Abasi në Riad do të bisedojë me liderët ndërkombëtarë për situatën në Gazë

Riad, 27 prill 2024 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abasi dhe disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë do të zhvillojnë bisedime në Riad me qëllim të arritjes së marrëveshjes paqësore për Rripin e Gazës. Bisedimet do të mbahen në kuadër të takimit në Forumin Ekonomik Botëror (SEF), i cili mbahet nesër dhe pasnesër në Riad, bëri të ditur sot kryesuesi i Forumit.  

"Pjesëmarrësit kryesorë momentalisht janë në Riad dhe shpresojmë se diskutimet do të sjellin në një proces për pajtim dhe paqe", deklaroi kryesuesi dhe shef i diplomacisë norvegjeze Bjorg Brende në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Arabisë Saudite, duke shtuar se në rend dite do të jetë kriza humanitare në Gazë.  

 Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinkeni do të bashkëngjitet në takim, së bashku me liderët rajonalë, përfshirë edhe kryeministrin e Katarit, ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, princin e Omanit dhe përfaqësues qeveritarë nga Bahreini, saktësoi Brende.

 Ministri egjiptin i Punëve të Jashtme Sameh Shukri, gjithashtu, do të jetë atje për t'i informuar përfaqësuesit zyrtarë për raundin e bisedimeve të cilat negociuesit egjiptianë i kanë mbajtur dje në Izrael në tentim që të ripërtërihen përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Gazë dhe lirimin e pengjeve të mbetura izraelite", shtoi Brende. 

"Tani është një moment i caktuar i negociatave për pengjet, si dhe armëpushim  të mundshëm", shtoi ai.    

Rreth 1.000 liderë botërorë nga 29 vende do të takohen në Riad, Arabinë Saudite, në një takim special në Forumin Ekonomik Botëror (SEF) për bashkëpunim global, rritje dhe energji për zhvillim. 

Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR