• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Matarella do të zhvillojë nesër dhe pasnesër konsultime për formimin e Qeverisë së re italiane

Presidenti Matarella do të zhvillojë nesër dhe pasnesër konsultime për formimin e Qeverisë së re italiane
Romë, 19 tetor 2022 (MIA) - Zyra e presidentit italian, Sergjo Matarella, njoftoi sot se konsultimet për formimin e qeverisë së re italiane do të zhvillohen nesër dhe pasnesër. Në zgjedhjet parlamentare në Itali, të cilat u zhvilluan muajin e kaluar, fitoi blloku i djathtë i drejtuar nga Gjorgja Meloni, liderja e "Vëllezërit e Italisë", ku përfshihet edhe "Forca Italia" e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni dhe "Liga" e ish-ministrit të  Punëve të  Brendshme, Mateo Salvini, raportuan mediat  britanike. Para se të kërkojë  nga Gjorgja Meloni të formojë një qeveri të re, Matarella duhet së pari të konsultohet me drejtuesit e partive politike në pallatin presidencial, pjesë e procesit kushtetues që duhet të çojë në marrjen e detyrës nga mesi i javës së ardhshme. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR