• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti kolumbian Gustavo Petro është ofruar që të ndërmjetësojë në lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

Presidenti kolumbian Gustavo Petro është ofruar që të ndërmjetësojë në lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

Bogotë, 1 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti kolumbian Gustavo Petro dje ofroi që të negociojë lirimin e izraelitëve që mbahen peng nga lëvizja islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës, raportojnë mediat franceze.

Presidenti Petro këtë e sugjeroi në letrën e tij në përgjigje të letrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

 Lideri kolumbian propozon krijimin e një "komisioni paqeje".

"Me synim të qartë për arritjen e një konsensusi (. . .) besoj se është me rëndësi të madhe që ne të lëvizim shpejt për t'i dhënë fund dhunës dhe për të filluar negociatat për lirimin e të gjithë pengjeve", thuhet në letrën e presidentit kolumbian drejtuar kryeministrit izraelit. 

Petro, i cili është përfaqësues i të majtës, është mbështetës i hapur i kauzës palestineze, vënë në dukje mediat franceze.

"Propozoj të ecim përpara me formimin e komisionit të paqes në të cilin do të jenë të përfshira vende të ndryshme për të siguruar lirimin e pengjeve dhe të arrihet qëllimi i madh - të përfundojë dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve", shkruan Petro në letrën në përgjigje të letrës nga Netanjahu.

Në letrën e Netanjahut, e publikuar nga mediat kolumbiane dhe e konfirmuar nga ambasada izraelite në Kolumbi, lideri izraelit i bëri thirrje presidentit kolumbian që të bëjë "gjithçka që është e mundur" për të ndërmjetësuar lirimin e pengjeve. qa/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR