• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti kinez Si Xhinping për vizitë në Francë

Presidenti kinez Si Xhinping për vizitë në Francë

Paris, 5 maj 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot do të arrijë për vizitë në Francë, pasi që presidenti francez Emanuel Makron do të provoj të arrijë një marrëveshje me të për të reduktuar disbalansin tregtar dhe për të ndikuar që ai të përdorë ndikimin e tij në Rusi për luftën në Ukrainë.

Asnjë nga të dy objektivat nuk do të jetë i lehtë për t'u arritur gjatë qëndrimit dyditor të Si Xhinping në Francë dhe mes rritjeve të tensioneve tregtare midis Evropës dhe Kinës, transmetojnë agjencitë botërore.

Franca mbështet hetimin e Bashkimit Evropian për eksportet e automjeteve nga Kina, ndërsa në janar Pekini ka nisur një hetim për importet e markave e cila prodhohet kryesisht në Francë që shihet si një kundërmasë në rritjen e numrit të hetimeve evropiane. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR