• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti kinez Si Xhinping në Pekin u takua me kryeministren italiane Meloni

Presidenti kinez Si Xhinping në Pekin u takua me kryeministren italiane Meloni

Pekin, 29 korrik 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot në Pekin u takua me kryeministren italiane, Xhorxha Meloni, pas çka u bëri thirrje të dy vendeve të rishqyrtojnë marrëdhëniet e ndërsjella në një perspektivë afatgjate dhe të punojnë së bashku për çështjet ndërkombëtare.

"Kina është një bashkëbisedues shumë i rëndësishëm për çështjen pasigurisë në rritje ndërkombëtare", tha kryeministrja italiane Meloni.

Ajo shprehu besimin e saj se Roma mund të luajë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e Pekinit me Bashkimin Evropian në kushte të tensioneve tregtare midis bllokut 27 anëtarësh dhe ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Meloni është për vizitë pesëditore në Kinë, në kuadër të së cilës dje u takua me kolegun e saj kinez, Li Kiang. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR