• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti kinez i ka thënë Bajdenit se çështja e Tajvanit është vija e kuqe për Pekinin

Presidenti kinez i ka thënë Bajdenit se çështja e Tajvanit është vija e kuqe për Pekinin
Pekin, 20 nëntor 2022 (MIA) – Presidenti kinez Si Xhinping i ka thënë kolegut të tij amerikan Xhozef Bajden se çështja e Tajvanit është vija e kuqe në marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit. Si këtë ia ka thënë Bajdenit në margjinat e samitit të fundit G20 në Indonezi, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës në faqen e saj të internetit. “Lideri kinez e ka bërë të qartë se çështja e Tajvanit është interes kyç i Kinës, bazë politike dhe vija kryesore e kuqe që askush nuk mund ta kalojë”, thuhet në kumtesë. Situata rreth Tajvanit u përshkallëzua në fillim të gushtit, pasi kryetarja e Dhomës përfaqësusee të SHBA-së, Nensi Pelosi vizitoi ishullin. Kina e dënoi vizitën duke e përshkruar si mbështetje ndaj separatizmit tajvanez dhe pas vizitës mbajti stërvitje ushtarake në ngushticën e Tajvanit. Pekini nuk e njeh sovranitetin e Tajvanit, e konsideron si territor të saj dhe insiston që "politika e një Kine" të respektohet në të gjithë botën.

QËNDRONI TË LIDHUR