• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti iranian ka realizuar bisedë me liderët e Hamasit dhe të Xhihadit Islamik

Presidenti iranian ka realizuar bisedë me liderët e Hamasit dhe të Xhihadit Islamik

Teherani, 8 tetor 2023 (MIA) - Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka biseduar sot me liderët e grupeve militante palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik, kanë bërë të ditur mediat shtetërore iraniane, një ditë pasi Hamasi filloi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit.

"Raisi ka diskutuar për zhvillimet në Palestinë në biseda të veçanta telefonike me Ziad al-Nahalah, sekretar i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik dhe Ismail Hania, kreu i byrosë politike të Hamasit", njoftuan mediat shtetërore.

Në raportet e tyre nuk janë dhënë detaje të tjera. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR