• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti iranian javën e ardhshme do të shkojë për vizitë në Arabinë Saudite

Presidenti iranian javën e ardhshme do të shkojë për vizitë në Arabinë Saudite

Teherani, 6 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi javën e ardhshme do ta vizitojë Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, njoftoi sajti iranian Etemad. 

OBI është organizatë nga 57 vende anëtare e cila veten e quan "zëri kolektiv i botës myslimane". 

Gjatë vitit të kaluar, Irani dhe Arabia Saudite përsëri i vendosën marrëdhëniet në armiqësinë shumëvjeçare e cila e rrezikonte stabilitetin rajonal në Gjirin, si dhe në Jemen, Siri dhe Liban. 

Arabia Saudite i ndërpreu marrëdhëniet me Iranin në vitin 2016, pasi protestuesit e sulmuan ambasadën e saj në Teheran si hakmarrje për ekzekutimin e shquar të priftit shiit në Arabinë Saudite. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR