• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti i Turqisë Erdogan për vizitë në Tiranë

Presidenti i Turqisë Erdogan për vizitë në Tiranë

Tiranë, 10 tetor 2024 (MIA) - Me të gjitha nderimet shtetërore sot në Tiranë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka pritur kolegun e tij Rexhep Taip Erdogan.

Pas takimit me Begajn, Erdogani zhvilloi takim me kryeministrin Edi Rama, pas çka u nënshkruan më shumë marrëveshje për të cilat Rama tha se kane qenë me rëndësi të madhe, një nga ato është hapja e Fakultetit teknik turk në Tiranë.

"Jam këtu në vendin tonë miqësor dhe vëllazëror i cili është partneri jonë strategjik, me të cilin këtë vit po festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ne i shohim nismat tona si hapa që do të rrisin mirëqenien e popullit tonë. Ne kemi rënë dakord të vazhdojmë bashkëpunimin në shëndetësi, gjithashtu do të ofrojmë mbështetje për ushtrinë e Shqipërisë, partnerin tonë strategjik dhe aleatët tanë në NATO-s", tha Erdogani në deklaratën për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Presidenti turk informoi se ai dhe kryeministri Rama kanë diskutuar edhe për çështjen e betejës së përbashkët kundër organizatave terroriste, kundër FETO-s.

"Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s me mikun rim të dashur kryeministër, z.Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste në mënyrë efektive përmes vendimeve që ne kemi marrë sot”, u shpreh presidenti turk.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, shprehu mbështetje në luftën kundër organizatave terroriste. Po ashtu Rama u ndal edhe te bashkëpunimi dhe rritja e ndërveprimit ekonomik mes dy vendeve.

Kryeministri Rama dhe presidenti turk Erdogan, të shoqëruar nga bashkëshortet madje kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Rama nga ana e tij foli më shumë për bashkëpunimin, investimet turke, shkëmbimin tregtar, për të cilin tha se priste të kalonin dy miliardë euro dhe falënderoi për dhurimin e dronëve kamikaze, duke shtuar se "kjo dhuratë nuk duhet të shqetësojë askënd".

Në lidhje me situatën në Gazë ai tha se "Hamasi i cili është një organizatë terroriste, nuk ka vend në një të ardhme paqësore, ne mbështesim zgjidhjen e dy shteteve të Izraelit dhe Palestinës". rq/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR