• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti i Shqipërisë e ka nënshkruar ligjin e amnistisë, me të cilin do të përfshihen edhe persona të dënuar për korrupsion

Presidenti i Shqipërisë e ka nënshkruar ligjin e amnistisë, me të cilin do të përfshihen edhe persona të dënuar për korrupsion

Tiranë, 9 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka nënshkruar sot ligjin për amnisti penale, i cili u votua të enjten me 110 vota, nga gjithsej 140 deputetë që janë në shtëpinë ligjdhënëse shqiptare.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manya gjatë miratimit të ligjit tha se do të përfitojnë 1100 të burgosur, 700 do të lirohen menjëherë dhe për 400 të tjerë do të ulet dënimi.

Gjatë miratimit të ligjit, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se përfitim do të kenë 1100 të burgosur, me ç'rast 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit

Në të njëjtën kohë, 2700 personave do t'u hiqet dënimi me kusht.

"Pretendimet se me amnistinë nuk do të përfshihen personat e dënuar për korrupsion, disa nene të ligjit konfirmojnë të kundërtën. Në nenin 244 dhe 245 thuhet se do të ketë ulje dënimi për personat që kryejnë funksione publike të dënuar për korrupsion aktiv, si dhe korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve lokal", thekson Top Channel.

Kjo besohet se konfirmon pretendimin e kreut zyrtar të Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, se ka një lloj marrëveshjeje të fshehtë mes socialistëve në pushtet dhe demokratëve të opozitës, mbështetës të Sali Berishës. Basha dhe dhjetë deputetët që janë mbështetës të tij u larguan nga salla dhe nuk e votuan ligjin.

Ndryshe, me ligjin janë përfshirë edhe të dënuar meshkuj të cilëve u kanë mbetur më pak se 4 vite burg, femra dhe të miturit që u kanë mbetur edhe 5 vite dënim. Amnistia vlen për gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat nën 18 vjeç.

Në Shqipëri, amnistia e fundit ishte ajo e vitit 2020, ku përfshiheshin 170 të burgosur. ls/

Foto: kabineti presidencial



QËNDRONI TË LIDHUR