• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Presidenti i Shqipërisë Begaj për vizitë zyrtare në Austri

Presidenti i Shqipërisë Begaj për vizitë zyrtare në Austri

Tiranë, 26 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dje ka arrit për vizitë zyrtare në Austri, me ftesë të homologut të tij austriak, Aleksandar Van der Belen.

Dy presidentët mbrëmë në Vjenë kanë pasur takim kokë më kokë, pas së cilës iu bashkuan edhe delegacionet e tyre.

Në konferencën për shtyp pas takimeve, Begaj tha se ai dhe homologu austriak diskutuan për disa tema dhe shprehu mirënjohjen e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përkushtuar ndaj Shqipërisë në shumë fusha si ekonomia, arsimi, turizmi, reformat në drejtësi dhe veçanërisht përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Begaj vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve paraqesin një partneritet që po forcohet çdo ditë, duke theksuar se “Shqipëria dhe Austria kanë një dialog të shkëlqyer dhe ndajnë të njëjtat interesa strategjike, duke ruajtur vlerat e përbashkëta euroatlantike”.

“Duhet të sigurohemi që këto interesa strategjike të reflektohen në veprime të përbashkëta për të ardhmen e një Shqipërie të zhvilluar, për një Ballkan Perëndimor të sigurt, paqësor dhe të integruar në BE dhe për një rajon që është larg ndikimit të palëve të treta”, theksoi Begaj.

Presidenti i Shqipërisë e ka cilësuar takimin e Komunitetit politik evropian (EPC) i cili do të mbahet në Tiranë më 16 maj, “si lajm të rëndësishëm për Shqipërinë".

Në takimin mes dy presidentëve është diskutuar edhe për Kosovën. Presidenti shqiptar i shprehu mirënjohje homologut të tij austriak për rolin dhe kontributin e Austrisë në pavarësinë dhe forcimin e shtetit të ri, për vendet e reja që njohin shtetësinë e saj, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Begaj dje u takua edhe me kancelarin austriak Kristian Shtoker të cilit i shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Austria i jep Shqipërisë në momentet kyçe historike.

Foto: Fejsbuku i Begajt

 

QËNDRONI TË LIDHUR