• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti i Shqipërisë Begaj për vizitë zyrtare dyditore në Gjermani

Presidenti i Shqipërisë Begaj për vizitë zyrtare dyditore në Gjermani

Tiranë, 18 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj udhëton sot për vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të presidentit gjerman, Frank-Valter Shtajnmaer.

Takimi i tyre është caktuar për të mërkurën dhe më pas do të ketë takim të delegacioneve të dy vendeve.

Në fokus të takimit mes presidentit Begaj dhe homologut Shtajnmaer do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, Procesi i Berlinit që nxit afrimin e rajonit me BE-në, si edhe çështje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, njofton ATSH.

Pritet që Begaj të takohet edhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin dhe me ish raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Flekenshtajn.

Planifikohet takim edhe me përfaqësuesit e Diasporës shqiptare ku do të bisedohet mbi integrimin ekonomik, social dhe politik të shqiptarëve në Gjermani. rq/

Foto: Begaj FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR