• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti i Shqipërisë Begaj ka kthyer për rishqyrtim Ligjin e ndryshuar për shtetësinë

Presidenti i Shqipërisë Begaj ka kthyer për rishqyrtim Ligjin e ndryshuar për shtetësinë

Tiranë, 24 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim Ligjin e ndryshuar për shtetësinë, të cilin legjislatura e miratoi më datë 21 të muajit të kaluar.

Në elaborimin thuhet se ai nuk e ka nënshkruar ligjin për shkak se amendamentet e miratuara nuk kanë marrë 84 vota, siç parasheh Kushtetuta.

"Në analizën e kushtetueshmërisë, u konstatua se plotësimet e ndryshimeve ligjore duhet të votohen me shumicë të kualifikuar 3/5 nga të gjithë, 140 deputetë në Kuvend, pra minimum 84 vota, që nuk është respektuar në këtë rast. Nga procesverbali i seancës plenare të datës 21 shtator të vitit 2023 dhe të dhënat për votimin elektronik, u konstatua se amendamenti i dytë u miratua me 78 vota, i treti me 77 vota, i katërti me 78 vota dhe amandamenti i pestë me 79 vota", thuhet në sqarim.

Sa i përket përmbajtjes, megjithatë, presidenti e vlerëson pozitivisht ligjin, duke theksuar se dispozitat e reja nuk përplasen me dispozitat thelbësore të Kushtetutës.

Ndryshe, me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit, ndër tjerash, shqiptarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Kosova nuk do të japin provim për njohjen e gjuhës shqipe dhe historisë.

"Nga të huajt më nuk do t'u kërkohet të njohin gjuhën shqipe për të marrë shtetësinë shqiptare nëse kanë një fëmijë gjatë qëndrimit të tyre të rregullt në vend. Në nenin 1 të propozim-ligjit, fëmijët e të huajve të lindur në këtë vend mund të marrin menjëherë shtetësinë shqiptare, nëse të dy prindërit japin pëlqimin e tyre, edhe pse posedojnë shtetësi të tjera, që kanë qëndruar legalisht në territorin shqiptar. Me ligjin e mëparshëm, ata morën të drejtën për shtetësi kur mbushnin 18 vjet", janë pjesë e ndryshimeve".

Shtetësia do të merret edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes ose interes kombëtar në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR