• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Presidenti i ri i Argjentinës, Milei dha betimin

Presidenti i ri i Argjentinës, Milei dha betimin

 Buenos Aires, 10 dhjetor 2023 (MIA)  -  Presidenti i ri i Argjentinës, Havier Milei, sot ka dhënë betimin para parlamentit të vendit dhe kështu ka marrë zyrtarisht funksionin e presidentiti, raportojnë mediat britanike.

 Si një kandidat presidencial, Milei  premtoi do ta pastrojë establishmentin politik nga korrupsioni, do ta eliminojë Bankën Qendrore, të cilën e akuzoi se shtyp para dhe e nxit  inflacionin, dhe ta zëvendësojë peson e paqëndrueshme me dollarin amerikan.

 Milei fitoi një fitore të bindshme në raundin e dytë  të zgjedhjeve të mbajtura më 19 nëntor dhe e dërgoi opsionin politik peronist që me dekada ka dominuar skenën politike të Argjentinës në opozitë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR