• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti i Polonisë u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në tre për qind të PBB-së

Presidenti i Polonisë u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në tre për qind të PBB-së

Varshavë, 11 mars 2024 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda u bëri thirrje sot anëtarëve të tjerë të aleancës së NATO-s që të rrisin ndarjet e tyre të mbrojtjes kombëtare nga dy deri në tre përqind të Prodhimit të brendshëm bruto (PBB) aktuale, pasi Rusia kaloi në "ekonominë ushtarake" dhe vazhdon luftën kundër Ukrainës.

Këtë e deklaroi Duda në Varshavë dhe ka shkruar në një artikull në “Uashington Post” në prag të vizitës së nesërme në Shtëpinë e Bardhë, ku së bashku me kryeministrin polak Donald Tusk, supozohet se do të takohen me presidentin amerikan, Xhozef Bajden.

“Ambiciet imperialiste ruse dhe revizionizmi agresiv po e shtyjnë Moskën drejt konfliktit të drejtpërdrejtë me NATO-n, me Perëndimin dhe mbi të gjitha, me të gjithë botën e lirë”, shkroi Duda në "Uashington post".

Në vitin 2014, anëtarët e NATO-s ranë dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në dy për qind të PBB-së. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR