• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti i Nigerisë udhëtoi për në Indi në samitin e G20

Presidenti i Nigerisë udhëtoi për në Indi në samitin e G20

Abuxha, 4 shtator 2023 (MIA) - Presidenti nigerian Bola Tinubu udhëtoi sot në Indi për të marrë pjesë në samitin e këtij viti të G20, ndërsa vendi i tij mendon t'i bashkohet bllokut të ekonomive të mëdha botërore, tha zëdhënësi i presidentit.

Kryeministri indian Narendra Modi i ka bërë një ftesë presidentit Tinubu për të marrë pjesë, ndërsa po shqyrtohet pranimi i Nigerisë në grup.

Nëse Nigeria bashkohet me bllokun G20, do të jetë vendi i dytë afrikan pas Afrikës së Jugut që e bën këtë. Sipas Bankës Botërore, Nigeria ka BPV-në më të lartë në Afrikë.

Që nga marrja e detyrës në maj, Tinubu ka nisur reformat ekonomike gjithëpërfshirëse që kanë shkaktuar protesta masive dhe kanë rrëzuar monedhën kombëtare.

G20 mbledh 19 vende nga bota dhe Bashkimi Evropian, dhe kryesues është aktualisht India nikoqire. Shumë liderë botërorë pritet të marrin pjesë në samitin global dy ditor në Nju Delhi.

"Gjatë samitit, Nigeria do të përpiqet të tërheqë më shumë investime të huaja direkte për të ndërtuar infrastrukturë me huamarrje minimale", tha zyra e presidentit Tinubu. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR