• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidenti i Lituanisë Nauzeda e hapi samitin e NATO-s në Uillnus

Presidenti i Lituanisë Nauzeda e hapi samitin e NATO-s në Uillnus

Uillnius, 11 korrik 2023 (MIA) - Me fjalimin e presidentit të Lituanisë, Gatanas Nauzeda pak kohë më parë në Uillnus  filloi takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku marrin pjesë liderët e të 31 vendeve anëtare të Aleancës.

 “Lituania nuk e ka marrë kurrë lirinë si të mirëqenë. Gjithmonë kemi qenë besnikë në parimin “Një për të gjithë dhe të gjithë për një”, tha presidenti Nauzeda në fillim të Këshillit të Atlantikut të Veriut – që paraqet një samit zyrtar i shefave të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të NATO-s në Uillnus.

"Rusia filloi një luftë kundër një shteti sovran në pragun e NATO-s. Në këtë sfond, jemi mbledhur që të marrim vendime të guximshme se si të forcojmë mbrojtjen tonë dhe t'i ndihmojmë Ukrainës të fitojë", tha Nauzeda në fillim të samitit.

Ky është samiti i katërt i NATO-s që nga fillimi i invadimit rus në Ukrainë, me ç'rast i pari i u mbajt më 25 shkurt të vitit 2022, fjalë për fjalë vetëm një ditë pas sulmit, ndërsa më pas pati samite të ngjashme edhe në Madrid edhe Bruksel. 

Liderët e këtij samiti do të bisedojnë për një spektër të gjerë temash, nga mosmarrëveshjet rreth kandidaturës për anëtarësimin e Ukrainës deri te bashkimi i Suedisë në bllok, për të cilin Turqia dha dritën të gjelbër në minutën e fundit, vetëm dje në mbrëmje, deri te rritja e rezervave të municionit të vendet anëtare dhe rishikimin e planeve të mbrojtjes për krahun lindor të Aleancës. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR