• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti i Izraelit pritet me protesta në Amsterdam

Presidenti i Izraelit pritet me protesta në Amsterdam

Hagë, 10 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Izraelit, Isak Hercog sot mori pjesë në hapjen e Muzeut kombëtar të holokaustit, ndërsa para objektit u prit nga protestues pro palestinezë të cilët kërkojnë armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Protestuesit brohorisnin "Kurrë më nuk është tani" dhe "armëpushim tani", duke valëvitur flamuj palestinezë dhe pankarta ku shkruhej "Hebrenjtë kundër gjenocidit" dhe "Nipi i të mbijetuarit të holokaustit thotë: Ndërprisni holokaustin në Gazë".

Grupi për të drejtat e njeriut "Amnesti interneshënëll" rreth muzeut vendosi tabela që e çojnë Hercogun drejt ndërtesës së Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

Organizata holandeze hebreje antisioniste Erev Rave e cila e organizoi protestën në bashkëpunim me Komunitetin palestinez holandez dhe Internacionalen socialiste, kumtoi se edhe pse respekton kujtimin e viktimave të holokaustit, nuk mund të qëndroj anësh derisa vazhdon lufta në Gazë.

Drejtuesit e muzeut deklaruan se Hercog ishte i ftuar në hapjen përpara sulmit të Hamasit dhe para ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët gjermanë vranë gjashtë milionë hebrenj.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR