• e martë, 24 dhjetor 2024

Presidenti i Iranit, Raisi, i cili e humbi jetën në fatkeqësinë e helikopterit, sot është varrosur në qytetin e shenjtë Mashhad

Presidenti i Iranit, Raisi, i cili e humbi jetën në fatkeqësinë e helikopterit, sot është varrosur në qytetin e shenjtë Mashhad

Teheran, 23 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili e humbi jetën në fatkeqësinë e helikopterit, sot është varrosur në qytetin e shenjtë Mashhad në pjesën verilindore të vendit, ku mijëra të pikëlluar i mbushën rrugët me këtë rast.

Raisi (65), shpesh konsiderohej si trashëgimtar i mundshëm i liderit suprem 85-vjeçar, Ali Hamnei, i cili e mban pozitën më të lartë në Iran. Mohamad Mokber, i cili është nënpresident i parë, do të jetë ushtrues i detyrës president deri në zgjedhjet më 28 qershor.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë politikanë iranianë dhe persona ushtarakë, si dhe përfaqësues fetarë.

Tetë udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit e humbën jetën të dielën kur helikopteri me të cilin kanë udhëtuar u rrëzua në terren malor afër kufirit me Azerbajxhanin.

Irani ka shpallur pesë ditëzie pas vdekjes së Raisit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR