• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti i Iranit do të marrë pjesë në Samitin e BRIKS në Rusi

Presidenti i Iranit do të marrë pjesë në Samitin e BRIKS në Rusi

 Teheran, 15 shtator 2024 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkian do të marrë pjesë në Samitin e ardhshëm të BRIKS-it në Rusi, njoftuan mediat shtetërore iraniane.

Ambasadori i Iranit në Moskë, Kazem Xhalali, ka konfirmuar se Pezeshkiani do të marrë pjesë në Samitin e BRIKS-it, i cili do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor në Kazan. 

Pezeshkian atje do të takohet me presidentin rus Vladimir Putinin, theksoi  Xhalali, duke shtuar se Irani dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimi dypalësh. 

 Lajmi për pjesëmarrjen e Pezeshkianit në Samitin e BRIKS-it  është publikuar në kohën e rritjes së tensioneve me Perëndimin për shkak të bashkëpunimit ushtarak midis Iranit dhe Rusisë.

 Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinkeni më 10 shtator deklaroi se Rusia ka marrë raketa balistike nga Irani, të cilat me siguri  do t'i përdorë brenda disa javësh në Ukrainë. Ai shtoi se bashkëpunimi mes Moskës dhe Teheranit është një kërcënim për sigurinë e gjerë evropiane.

 Pas deklaratës së Blinkenit, SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca vendosën sanksione të reja kundër Iranit.

 Një ditë më vonë, shefi i diplomacisë iraniane, Abas Arakçi, deklaroi se Teherani nuk i dërgoi raketa balistike Rusisë, duke theksuar se sanksionet nuk janë zgjidhje.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR