• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti i Finlandës dëshiron ta heqë të drejtën e vetos të anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB-së

Presidenti i Finlandës dëshiron ta heqë të drejtën e vetos të anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB-së

Helsinki, 18 shtator 2024 (MIA) - Presidenti finlandez Aleksandar  Stub ka bërë thirrje për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së, për t'i dhënë fund të drejtës së vetos së shteteve individuale dhe heqjen e çdo shteti anëtar të përfshirë në një "luftë ilegale" siç është invadimi rus në Ukrainë. 

 Stubi ka theksuar se do t'i bashkohet kërkesave për reforma gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, ku do të bisedohet edhe për përbërjen e Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarë. Shtetet anëtare të përhershme që kanë të drejtën e vetos janë pesë, ndërsa 10 të tjerat ndryshohen me rotacion.

 Presidenti finlandez në një intervistë për Rojtersin tha se beson se numri i anëtareve të përhershme duhet të rritet në 10 dhe propozoi që tÇu bashkohen dy vende nga Afrika dhe Azia dhe një nga Amerika Latine.

 SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania gjithashtu mbështesin dy vende afrikane që t'i bashkohen trupit si anëtare të përhershme.

 "Asnjë vend nuk duhet të ketë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të KB-së", tha Stubi. Ai, gjithashtu, theksoi se çdo anëtar i Këshillit të Sigurimit që merr pjesë në një luftë të paligjshme "siç Rusia për momentin udhëheq në Ukrainë" duhet të dëbohet.

 Të gjitha ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Sigurimit duhet të miratohen nga dy të tretat e Asamblesë së Përgjithshme, duke përfshirë pesë vendet me të drejtë të vetos.

 Foto: Fejsbuk

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR