• e premte, 08 nëntor 2024

Presidenti i Ekuadorit dha dekret për shpërndarje të parlamentit

Presidenti i Ekuadorit dha dekret për shpërndarje të parlamentit

Kito, 17 maj 2023 (MIA) - Presidenti u Ekuadorit, Guiljermo Laso sot me Dekret e shpërndau parlamentin, me çka e përshpejtoi procesin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, transmetojnë mediumet britanike.

Ai e bëri këtë hap vetëm një ditë pasi që i prezantoi argumentet e mbrojtjes së tij lidhur me procesin për revokim nga funksioni që e inicoi opozita.

Laso akuzohet se është politikisht përgjegjës për gjoja mashtrimin lidhur me kontratën për furnizim me naftë mes kompanisë shtetërore "Flopek" dhe një ndërmarrje private.

Shefi i shtetit i hedhë poshtë akuzat kontestuese, duke cekur se administrata e tij ka bërë ndryshime në kontratën e nënshkruar vite para se ai ta merte funksionin. Sipas tij, ndryshimet ishin në dobi të shtetit dhe se janë vendosur me këshillë të supervizorit financues shtetëror.

Shumica e deputetëve e mbështetën rezolutën nët ë cilën thuhet se Laso ka lejuar që kontrata të mbetet në fuqi, edhe pse ajo çoi drejt praktikave korruptuese.

Për heqjen e Lasos nga funksioni nevojiten 92 vota nga shtëpia ligjvënëse 137 anëtarëshe. Dje 88 deputetë votuan për vazhdim të procesit për impiçment të shefit të shtetit.

Kushtetuta e Ekuadorit jep të drejtë për të ashtuquajturën "vdekje dykahëshe". Nën rrethana të caktuara, përfshirë edhe nëse shtëpia ligjvënëse e bllokon punën e qeverisë, shefi i shtetit mund të shpallë zgjehdje parlamentare dhe presidenciale.

laso tani do të mbetet në funksion edhe gjashtë muaj dhe do të sundojë me dekrete, derisa deputetët do ta caktojnë datën e zgjedhjeve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR