• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti i Brazilit po rikuperohet pas një operacioni në tru

Presidenti i Brazilit po rikuperohet pas një operacioni në tru

Sao Paolo, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti brazilian, Luiz Inasio Lula da Silva i'u nënshtrua një operacioni në tru në Sao Paulo për heqjen e një hematomi.

Sipas dokumentit të mjekëve të publikuar nga qeveria braziliane, operacioni ka kaluar pa komplikime, ndërsa Lula është në gjendje të mirë dhe nën mbikëqyrje në repartin e kujdesit intensiv.

Më parë, Lula iu nënshtrua një rezonance magnetike për shkak të dhimbjes së kokës e cila zbuloi gjakderdhje të brendshme, duke nxitur një shtrim urgjent në spital.

Në fund të tetorit, Lula u rrëzua në shtëpi dhe pësoi një goditje të vogël dhe një dëmtim në pjesën e pasme të kokës, gjë që kërkonte ndërhyrje mjekësore. Për shkak të këtij lëndimi, atij iu desh të anulonte udhëtimet e tij, duke përfshirë një vizitë në samitin e BRIKS në Kazan. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR