Presidenti i Brazilit ka legalizuar shumë rezervate autoktone në Amazon
- - Presidenti i Brazilit Luis Ignasio Lula da Silva sot zyrtarisht njohu dy territore autoktone, duke u dhënë mbrojtje juridike nga invazionet druvarëve, minatorëve të arit dhe bujqve ilegalë.
- Post By Fitore Curri
- 08:46, 6 shtator, 2023
Brazili, 6 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Brazilit Luis Ignasio Lula da Silva sot zyrtarisht njohu dy territore autoktone, duke u dhënë mbrojtje juridike nga invazionet druvarëve, minatorëve të arit dhe bujqve ilegalë.
Njoftimi erdhi në ditën kur Brazili e feston rajonin e tij Amazon, shtëpi e pyllit më të madh tropikal në botë, ruajtja e të cilit vlerësohet kyçe për absorbimin e emetimeve nga karboni përgjegjëse për ngrohjen globale.
Ekologjistët thonë se grupet indigjene janë ruajtësit më të mirë të pyjeve, ndërsa të dhënat për shkatërrimin e pyjeve tregojnë se pyjet në rezervatet e tyre janë më të ruajtura. fc/
Fotografia: EPA