• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti gjerman ka nderuar emigrantët turq për kontributin e tyre në ekonominë gjermane

Presidenti gjerman ka nderuar emigrantët turq për kontributin e tyre në ekonominë gjermane

Berlin, 22 prill 2024 (MIA) - Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmaer sot ka nderuar arritjet e shumë turqve që mbërritën në Gjermani shekullin e kaluar për të ndihmuar në plotësimin e kërkesës për fuqi punëtore dhe rindërtimin e ekonomisë së pasluftës të vendit, njoftoi DPA. 

"Ata ndihmuan në ndërtimin e vendin tonë, e bënë më të fortë dhe zënë një vend qëndror në shoqërinë tonë", tha Shtajnmaer në fillim të vizitës së tij tre-ditore në Turqi, duke iu referuar afro tre milionë njerëzve me origjinë turke që sot jetojnë në Gjermani.

"Ata nuk janë njerëz me origjinë migrante - Gjermania është një vend me origjinë migrante", shtoi ai.

Në vitin 1961, qeveria e atëhershme e Gjermanisë Perëndimore dhe qeveria turke nënshkruar një marrëveshje pune. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, në bazë të kësaj marrëveshje për "gastarbajter" nga Turqia në Gjermani kanë mbërritur rreth 876.000 persona.

Presidenti gjermani mbërriti sot në Stamboll me një doner qebap 60 kilogramësh, që simbolizon historinë e emigrantëve turq në Gjermani. Së bashku me Shtajnmaer, me aeroplanin e tij ka udhëtuar edhe pronari i restaurantit ku është përgatitur qebapi, Arif Kelesh dhe disa të ftuar të tjerë.

Shtajnmaer e filloi vizitën e tij në stacionin historik të trenit Sirkexhi të Stambollit, ku shumë turq nisen për në Gjermani. Atje ai mirëpriti kryetarin e rizgjedhur së fundmi të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohet si rivali kryesor i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Shtajnmaer do të takohet me Erdoganin të mërkuren në Ankara. ls/ 

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR