• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti domenikan njoftoi masa drastike nëse dështon misioni i KB-së në Haiti

Presidenti domenikan njoftoi masa drastike nëse dështon misioni i KB-së në Haiti

Nju-Jork, 26 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader, në Kombet e Bashkuara paralajmëroi se administrata e tij do të ndërmarrë "masa drastike" për ta mbrojtur këtë vend të Karaibeve nëse misioni i policisë, i sistemuar në Haitin fqinj, nën mandatin e KB-së, nuk jep rezultate.

Abinader nuk tha se ç'farë aktivitete konkrete planifikon në vendin e tij në rast të mossuksesit të misionit të KB-së.

Haiti dhe Republika Domenikane e ndajnë ishullin Hispaniola në Detin e Karaibeve.

Haiti është në kaos, me grupe të cilat kontrollojnë rreth 80 për qind të kryeqytetit  të saj Port-o-Prens. Ata u bënë më të fuqishme kur presidenti i vendit, Zhovenel Moaz u vra në vitin 2021.

Dhuna në Haiti detyroi rreth 700.000 njerëz t'i braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra të tjerë u larguan nga vendi.

Pas një vonese të gjatë, KB-ja ka vendosur atje një forcë policore ndërkombëtare, të udhëhequr nga Kenia, por ende i mungon fuqia punëtore e zotuar nga vende të ndryshme që misioni të ketë 2500 njerëz të planifikuar. Qeveria e SHBA-së thotë se misioni nuk ka burime të mjaftueshme dhe po shqyrton dërgimin e një misioni paqeruajtës të KB-së në Haiti.

Presidenti i Republikës Domenikane falënderoi Kenian, forcave policore të së cilës, gjithsej 400, iu bashkuan së fundmi njëzet policë dhe ushtarë xhamajkanë dhe dy oficerë të lartë ushtarakë nga Belize. Megjithatë, Haiti ka 11 milionë banorë.

Abinader dëshiron që misioni aktual të formohet plotësisht në mënyrë që në Haiti të mbahen zgjedhje të lira dhe transparente, të cilat nuk janë mbajtur që nga viti 2016 dhe këshilli presidencial kalimtar, i cili tani është në pushtet, duhet t'i mbajë ato deri në shkurt të vitit 2026.

"Pothuajse një vit para zgjedhjeve ende nuk ka kushte për mbajtjen e tyre. Nuk mund të lejojmë të dështojë ajo që kemi bërë deri tani. "Nëse kjo ndodh, kolapsi i Haitit është i pashmangshëm," tha Abinader. sa/

Foto: EPA



 

QËNDRONI TË LIDHUR