• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Begaj për nesër e thirri Këshillin për siguri kombëtare për sigurinë kibernetike

Presidenti Begaj për nesër e thirri Këshillin për siguri kombëtare për sigurinë kibernetike

Tiranë, 12 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj për nesër, 13 qershor, e thirri Këshillin për siguri kombëtare në të cilin do të diskutohet për gjendjen me sigurinë kibernetike dhe masat që po ndërmerren për përforcim të mbrojtjes kibernetike në Republikën  e Shqipërisë, kumtuan nga kabineti i tij.

Thirrja e takimit të Këshillit për siguri kombëtare, shtohet në kumtim, ka për qëllim "ta analizojë gjendjen momentale të sigurisë kibernetike, sfidat dhe kërcënimet me të cilat përballemi në këtë plan".

"Institucionet përgjegjëse do ta informojnë Këshillin për siguri kombëtare për masat e ndërmarra për prëforcim të mbrojtjes kibernetike gjatë implementimit të rekomandimeve të dhëna në takimin e Këshillit për siguri kombëtare, të mbajtura në tetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti.

Në takim do të marrin pjesë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja për infrastrukturë dhe energjetikë, Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministrja për Evropë dhe Punë të jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri i Punëve të Brendshm, Bledi Çuçi dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Gjithashtu, në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i komisionit parlamentar për siguri, Nasip Naço, shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura shqiptare, gjenerali brigadier, Arben Kingji, drejtori i përjgithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtoresha e shërbimit të inteligjencës shqiptare, SHISH, Vlora Hyseni, si dhe drejtori i Agjencisë kombëtare për siguri kibernetike, Igli Tafa.

Seria e sulmeve kibernetike ndaj sistemeve të Qeverisë dhe MPB shqiptare ndodhën në periudhën prej 15 korrik deri më 9 shtator të vitit të kalaur. Për sulmet u akuzuan pjesëtarë të grupit iranian "drejtësia e atdheut".

Më 7 shtator Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me iranin dhe i urdhëroi diplomatët iranianë dhe të punësuarit në ambasadë ta braktisin vendin në afat prej 24 orëve, gjë të cilën edhe e bënë.

"Qeveria vendosi momentalisht t'i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Republikën islamike të Iranit. Kjo përjgigje ekstreme është tërësisht proporcionale me madhësinë dhe rrezikun e sulmit kibernetik që kërcënoi t'i paralizojë shërbimet publike, fshqijë sistemet digjitale, hakojë dokuemntet shtetërore dht ë shkaktojë kaos dhe paiguri në vend", deklaroi atëherë kryeministri Edi Rama.

Dy vendet kanë marrëdhënie tensionuese që prej vitit 2014 kur Shqipëria pranoi mbi 3.000 anëtarë të grupit të dëbuar opozitar Organizata popullore muxhahedine e iranit, të cilët janë vendosur në një kamp në afërsi të Durrësit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR