• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti austriak Van der Belen në takim me Zelenskin në Kiev

Presidenti austriak Van der Belen në takim me Zelenskin në Kiev

Vjenë, 1 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti i Austrisë, Aleksandar van der Belen, sot ka pasur takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, raportojnë mediat austriake.

Presidenti ukrainas falënderoi kolegun e tij për ndihmën humanitare, por në të njëjtën kohë theksoi se banka austriake Rajfajzen interneshënël lejoi riprogramimin e kredive për ushtarët rusë. Ai bëri thirrje për masa më të ashpra kundër Rusisë.

“Përveç ndihmës humanitare, Austria mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e Ukrainës kundër sulmeve me dronë, si dhe deminimin, pasi qytetarët ukrainas vdesin në shpërthimet e minave të vendosura nga rusët”, tha Zelenski

Megjithatë, Van der Belen sqaroi se pjesëmarrja e forcave të armatosura austriake në heqjen e minave në një zonë ushtarake është e papajtueshme me neutralitetin e Austrisë.

Presidenti austriak i premtoi homologut të tij nga Ukraina ndihmë dhe solidaritet shtesë. Ai deklaroi se populli ukrainas nuk po mbron vetëm veten, por edhe vlerat evropiane.

“Këto janë vlera të përbashkëta evropiane, kjo na tangon të gjithëve. Lufta e tmerrshme agresive ka ndryshuar gjithçka”, tha presidenti austriak. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR