• e enjte, 11 korrik 2024

Presidenti amerikan Bajden organizoi darkë për liderët e vendeve-anëtare të NATO-s

Presidenti amerikan Bajden organizoi darkë për liderët e vendeve-anëtare të NATO-s

Uashington, 11 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden dhe zonja e parë Xhil Bajden mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë kanë organizuar darkë për aleatët dhe partnerët në NATO.

"Xhil dhe unë jemi të nderuar që kemi aq aleatë dhe miq të afërt në ambient të njëjtë", iu drejtua Bajden liderëve botërorë dhe bashkëshorteve/bashkëshortëve të tyre, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Edhe pse 32 aleatë nuk ndajnë gjuhë ose kufi të përbashkëta, Bajden tha se të gjithë janë "fqinj", të ciët "ndajnë bindje të përbashkëta".

Krerët e anëtarëve të NATO-s u tubuan të martën në Uashington, në samitin treditor me rastin e shënimit të 75-vjetorit nga themelimi i aleancës ushtarake. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR